image Petkoviq: Evropë a je duke parë tytat e gjatë?

Politikë

Petkoviq: Evropë a je duke parë tytat e gjatë?

news image

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq i është drejtuar Evropës përmes Twitter-it, me rastin e situatës aktuale në veri të Kosovës.

“Evropë, a je duke parë tytat e gjatë në veri?! Evropë, a i sheh forcat speciale mbi spital? Ndërsa serbët në barrikada luftojnë thjeshtë për mbijetesë, Kurti po dërgon ROSU-në në veri me gisht në këmbëz!”, ka shkruar Petkoviq në një postim në Twitter.

“Sipas cilës pikë të ndonjë marrëveshjeje po qëndrojnë forcat speciale të Kurtit në veri të Kosovës? Nuk kanë çfarë të kërkojnë atje dhe prania e tyre është shkelje e qartë e marrëveshjes!”, ka shkruar Petkoviq.

/GazetaSinjali/