image Petkoviq: Borell do të flasë me Bidenin për takimin Kurti-Vuçiq

Politikë

Petkoviq: Borell do të flasë me Bidenin për takimin Kurti-Vuçiq

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, nga Brukseli ka thënë se kryediplomati evropian, Josep Borell, i ka thënë Vuçiqit në takimin që ka pasur sot se do ta informojë presidentin e ShBA-së, Joe Biden, lidhur me takimin tre palësh që po e zhvillon me Kurtin dhe Vuçiqin.

Petkoviq i cili është pjesë e delegacionit serb në krye me presidentin Vuçiq ka thënë se koordinimi BE-ShBA e komplikon pozicionin e Beogradit.

“Pas takimit bilateral që delegacioni i Serbisë ka pasur me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell, ky i fundit i ka thënë presidentit Vuçiq se do ta informojë presidentin e SHBA-së, Joe Biden për takimin trepalësh që do të zhvillohet”, ka thënë Petkoviq për TV Pink.

Ndryshe, takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq është duke u zhvilluar nën ndërmjetësimin e BE-së./Gazeta Sinjali/