image Petkoviq bëhet agresiv: Veprimet e Kurtit dhe Sveçlës janë të paligjshme dhe populli serb nuk do t’i lejojë ato

Politikë

Petkoviq bëhet agresiv: Veprimet e Kurtit dhe Sveçlës janë të paligjshme dhe populli serb nuk do t’i lejojë ato

news image

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, pasi ky i fundit tha se Kosova është e gatshme ta zbatojë vendimin për targat që nga 1 shtatori.

Petkoviq përmes një cicërime në Twitter tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla po duan konflikte.

Sipas tij, Kurti e Sveçla nuk janë të interesuar për marrëveshje.

“Sot Albin Kurti dhe Sveçla treguan se duan konflikte! Ata absolutisht nuk janë të interesuar për marrëveshje. Serbët në Kosovë nuk do të jenë kurrë të huaj dhe as tabelat KM nuk janë të paligjshme. Veprimet e Kurtit dhe Sveçla-s janë të paligjshme dhe populli serb nuk do t’i lejojë ato. Shantazhi kriminal nga Prishtina nuk do të kalojë”, shkroi Petkoviq.

Ndryshe, nga 1 shtatori, Kosova pritet të fillojë zbatimin e vendimit për reciprocitet me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet. Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla thotë se Policia e Kosovës është e gatshme të zbatojë vendimin.

Ai beson se qytetarët serb në veri e kanë kuptuar nevojën e zbatimit të këtij vendimi i cili është me përfitime për ata.

/GazetaSinjali/