image Pësoi një lëndim në muskuj, kjo është gjendja e Ibrahimoviqit

Futboll

Pësoi një lëndim në muskuj, kjo është gjendja e Ibrahimoviqit

news image

Sulmuesi veteran i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç po rimëkëmbet mirë nga një dëmtim i muskujve, tha klubi i Serie A të enjten.

“Ibrahimoviç i është nënshtruar një kontrolli pas dëmtimit të muskulit të tij të djathtë. Shërimi i tij po vazhdon mirë, pa komplikime dhe pritet që një kontroll i ri të pritet për rreth 10 ditë,” tha klubi në një deklaratë, pa dhënë detaje te metejshme.

38-vjeçari suedez ringjalli klubin kuqezi pas rikthimit në “SanSiro” në janar.

Ndeshja e parë e Milanit pas pauzës së koronavirusit do të jetë ndeshja e dytë gjysmëfinale e Coppa Italia e dytë kundër Juventusit në 12 ose 13 qershor dhe ndeshja e tyre e parë në Serie A është ndaj Lecce me 22 qershor.

Sezoni i Serie A do të zgjasë deri më 2 gusht./Gazeta Sinjali/