Një tjetër peshkaqen është kapur në brigjet e Adriatikut në Shqipëri.
Siç shihet edhe në pamjet e më poshtme, peshkatarët e Durrësit kanë kapur një peshkaqen të bardhë, i cili peshon 450 kilogramë dhe ka një gjatësi prej 4.5 metra, duke mbetur të befasuar nga kjo.
Pak ditë më parë, sërish në Durrës, në rrjetat e tyre ra një peshkaqen Tigër, rreth 500 kilogramë.