Disa plazhe të Sydney do të mbyllen të enjten pas sulmit të parë fatal të peshkaqenit në këtë qytet në pothuajse 60 vjet, raporton mediumi australian “smh”, përcjell Sinjali.
Një notar vdiq të mërkurën pasi u sulmua nga një peshkaqen në shkëmbinjtë e Little Bay rreth orës 16:30.
Policia, mjekët dhe shpëtimtarët e detit morën pjesë dhe gjetën mbetje njerëzore në ujë.
“Fatkeqësisht ky person kishte pësuar lëndime të rënda dhe nuk kishte shumë ndihmë mjekësore që mund të i jepnim kur mbërritëm,” tha një zëdhënëse e Ambulancës NSW.
Peshkatari Kris Linto tha për Nine News se pa një notar të sulmuar nga një peshkaqen që ai vlerësoi se ishte 4.5 metra i gjatë, i bardhë.
“Peshkaqeni erdhi dhe i sulmoi vertikalisht”, tha ai.
Ky është fataliteti i parë nga një sulm peshkaqeni në Sydney që nga viti 1963.
/GazetaSinjali/