Një burrë nga Massachusetts ka pranuar fajin për akuzat e drogës pasi autoritetet thanë që djali i tij pesëvjeçar çoi heroinë në çerdhe dhe i tha mësuesit të tij se kur e shijon pluhurin ai bëhet Spider Man.
Gazeta Hampshire raporton se 29 vjeçari Benny Garcia, nga Holyoke, u dënua të premten. Ai po përballet me akuzat për mbajtje të drogës dhe rrezikim të pamatur të një fëmije.
Prokurorët thonë se djali i ti, kishte me vete një qese plastike të zbukuruar me Spider Man dhe e futi në gojën e tij duke thënë se nëse hahet ajo, ai kthehet në super hero.
Autoritetet thanë se djali u dërgua në spital por ishte mirë.
Policia që kontrolloi shtëpinë e Garcia, thotë se gjeti më shumë se 200 qese me heroinë dhe kokainë./Gazeta Sinjali/