image Pesëshja dhe basketbollisti më i mirë në xhiron e tretë në Superligë

Basketboll

Pesëshja dhe basketbollisti më i mirë në xhiron e tretë në Superligë

news image

Xhiroja e tretë e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll ka dhuruar ndeshje interesante, madje sfida Bashkimi – Sigal Prishtina u vendos pas dy vazhdimeve.

Basketbollisti me efektshmërinë (indeksin) më të lartë ishte Courtney Fells i Prizrenit 16 me 36. Ai përballë kampionit (Golden Eagle Yllit) shënoi 27 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime për 35 minuta sa qëndroi në parket.

I dyti ishte Lejson Zeqiri me indeksin 32, duke ndihmuar Sigal Prishtinën të fitojë ndaj Bashkimit 104:105.

Në vendin e tretë është Milik Yarbough i Rahovecit me 30, pastaj janë Julien Lewis i Bashkimit me 25 dhe Erjon Kastrati i Golden Eagle Yllit me 23. /Gazeta Sinjali Sporti/