image Pesë vjet nga pranimi i Kosovës në FIFA

Futboll

Pesë vjet nga pranimi i Kosovës në FIFA

news image

Sot mbushen pesë vjet qëkur pritjes së gjatë të atëhershme i erdhi fundi dhe më në fund Kosova u bë pjesë e shtëpinë më të madhe të futbollit në botë FIFA.

Në kongresin e 66-të të FIFA-së në Meksikë, që u mbajt më 13 maj të vitit 2016, delegatët kanë votuar për Kosovën.

Nga 205 delegatë që ishin pjesëmarrës në këtë kongres, Kosova ka marrë 141 vota ‘pro’, duke u bërë kështu anëtarja më e re e FIFA-s.

Pas pranimit në FIFA, përfaqësuesja e Kosovës nisi ndeshjet e saj në Ligën e Kombeve dhe në kualifikimet për evropianin 2020./Gazeta Sinjali Sporti/