image Pesë vdekje dhe mbi 300 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Pesë vdekje dhe mbi 300 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2 mijë e 596 testime për COVID-19, prej të cilave 367 persona kanë rezultuar pozitivë kurse pesë pacientë kanë vdekur.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë Veriore numri i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 96 mijë e 518, 87 mijë e 324 janë shëruar, 2 mijë e 971 kanë vdekur kurse janë 6 mijë e 223 raste aktive./Gazeta Sinjali/