image Pesë të vrarë nga sulmet në Vinnytsia

Botë

Pesë të vrarë nga sulmet në Vinnytsia

news image

Të paktën pesë persona janë vrarë pasi raketat ruse goditën dy qytete në rajonin qendror Vinnytsia të Ukrainës, ka thënë zyra e prokurorit rajonal.

18 të tjerë u plagosën nga sulmet në Zhmerynka dhe Kozyatyn, thanë zyrtarët.

“Armiku po përpiqet të godasë infrastrukturën kritike”, citohet të ketë thënë guvernatori rajonal në një video të publikuar në Telegram.

Zyrtarët ukrainas thonë se pesë stacione hekurudhore janë sulmuar në Ukrainën qendrore dhe perëndimore.

/GazetaSinjali/