image Pesë të vdekur dhe 358 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Rajon

Pesë të vdekur dhe 358 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 2.275 teste të kryera janë regjistruar 358 raste të reja me koronavirus, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 341 pacientë, ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur pesë pacientë.

Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 97.459 raste, prej të cilëve 88.301 janë shëruar, ndërsa 3.003 kanë ndërruar jetë dhe 6.152 janë raste aktive. /Gazeta Sinjali/