image Pesë të lënduar nga aksidenti në Zhabar të Mitrovicës

Siguri

Pesë të lënduar nga aksidenti në Zhabar të Mitrovicës

news image

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku në Zhabar të Mitrovicës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.

“Sot, rreth orës 10:00, në rrugën nacionale Mitrovicë -Zubin Potok, në segmentin rrugorë fshati Zhabar ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit pesë persona kane pësuar lëndime trupore”, tha Zahiti.

/GazetaSinjali/