Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte rreth orës 18:30 në Bresje të Fushë Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Në aksident janë përfshirë tri vetura.
Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Në ora 18:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, diku në Bresje, Fushë Kosovë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Njësia policore e autostradës ka dalë dhe është marrë me aksidentin”, thuhet në përgjigjen e policisë. /Gazeta Sinjali/