image Pesë të lënduar në një aksident në magjistralen Ferizaj - Kaçanik

Siguri

Pesë të lënduar në një aksident në magjistralen Ferizaj – Kaçanik

news image

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, e ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali dhe ka njoftuar se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Po ashtu, Gashi bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Ferizajt dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

 “Sot rreth orës 17:30 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në magjistralen Ferizaj-Kaçanik. Në këtë rast janë lënduar pesë persona ku pas dhënies së ndihmës së parë në Spitalin e Ferizajt, janë liruar për shtëpi”, tha Gashi./Gazeta Sinjali/