image Pesë të lënduar në Malishevë nga përdorimi i mjeteve piroteknike

Viti i Ri/ Pesë të lënduar në Malishevë nga përdorimi i mjeteve piroteknike

news image

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale, pas mesnatës, i ka vizituar të gjitha shërbimet emergjente dhe të sigurisë në Malishevë, të cilët i ka falënderuar për punën dhe angazhimin e tyre në shërbim të qytetarëve, edhe gjatë ndërrimit të moteve.

Berisha i ka vizituar zyrtarët policorë në stacionin policor në Malishevë, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit. 

Përndryshe, bazuar në të dhënat nga shërbimet e emergjencës, përkatësisht në QKMF dhe në Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, deri në ora 02:00 të mëngjesit, si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike, pesë persona me lëndime të lehta sipërfaqësore, kanë kërkuar ndihmë në QKMF. Bëhet e ditur se janë shkaktuar dy zjarre, një në Malishevë dhe një në fshatin Vërmicë. /Gazeta Sinjali/