image Pesë shkolla në Gjakovë nuk zbatojnë "urdhrin" e Rrahman Jasharajt për grevë, sot nis mësimi

Arsim

Pesë shkolla në Gjakovë nuk zbatojnë “urdhrin” e Rrahman Jasharajt për grevë, sot nis mësimi

news image

Pesë shkolla në komunën e Gjakovës nisin sot procesin mësimor. Kështu është njoftuar zyrtarisht Drejtoria e Arsimit në këtë komunë.

Shkollat që kanë dalë me këtë vendim janë: shkolla fillore “Mustafa Bakija”, shkolla “Fan. S. Noli” në Dujakë, shkolla “Emin Duraku”, “Fehmi Agani” dhe shkolla “Yll Morina”.

“Drejtoria e Arsimit në komunën e Gjakovës është informuar zyrtarisht nga drejtorët e pesë shkollave se mësimi fillon sot, më 15 shtator. Shkolla fillore ‘Mustafa Bakija’, ‘Fehmi Agani’ cikli i ulët,  ‘Emin Duraku’ cikli i ulët, ‘Yll Morina’ pjesërisht dhe ‘Fan S.Noli’ fshati Dujakë”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e shkollës “Mustafa Bakija” thuhet se përkundër ndërprerjes së grevës, mësimdhënësit e shkollës nuk janë dakord me mosrealizimin e kërkesave të tyre, dhe se janë të zhgënjyer nga takimi i fundit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Grevist.

Kërkesa e SBASHK-ut është që Qeveria e Kosovës t’i mbështetë me 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit për paga, kurse Qeveria thotë se ka ndarë ka 50 euro për të gjithë punëtorët e sektorit publik në kuadër të pakos për përballje me inflacionin.

Po ashtu, Qeveria thekson se janë bërë disa lëvizja në sektorin e arsimit e të cilat ishin kërkesa të SBASHK-ut.

/GazetaSinjali/