image Pesë rastet e reja me koronavirus në Mitrovicë, familjarë të të infektuarës së parë

Kosovë

Shëndetësi/ Pesë rastet e reja me koronavirus në Mitrovicë, familjarë të të infektuarës së parë

news image


Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka njoftuar se pesë rastet e reja të prekura nga koronavirusi, kanë qenë në kontakt me të infektuarën e parë me vendbanim në fshatin Rekë të ksaj komune.

Siç njofton Bahtiri, të infektuarit janë në gjendje stabile dhe janë në vetizolim për 14 ditë, ndërsa pas kësaj periudhe do të testohen sërish, shkruan Gazeta Sinjali.

“Personat e infektuar janë familjarë të infektuares së parë, të cilët gjenden me vendbanim në fshatin Rekë. Të gjithë të infektuarit kanë gjendje stabile shëndetësore dhe janë në vet-izolim, ku pas 14 ditësh do të testohen prapë. Duke pasur parasysh se nga nesër komunës veriore të Mitrovicës do t’i heqet masa e karantinës, atëherë i lus gjithë qytetarët që të jenë edhe më të kujdesshëm në marrjen e masave për mbrojte nga COVID-19”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Më tej, Bahtiri ka shkruar se rruga e vetme për mbrojtje nga ky virus është zbatimi strikt i udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/Agim.Bahtirii/photos/a.270853443259175/1196864713991372/?type=3&theater