Harta e të prekurve me koronavirus në Shqipëri është zgjeruar pasi janë raportuar edhe 5 raste të reja, 2 prej të cilave janë nga Kavaja.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha se në total, në gjithë Shqipërinë numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 64, ku numri më i lartë është në Tiranë. Ndërsa 2 persona kanë humbur jetën.
Tiranë 45 qytetarë
Durrës 5 qytetarë
Lushnje 2 qytetarë
Elbasan 2 qytetarë
Fier 6 qytetarë
Rrogozhinë 2 qytetarë
Kavajë 2 qytetar
5 raste të reja, 3 janë italianë
– 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri
– Një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar nga Kavaja
32 në spitalin infektiv
Ne Spitalin Infektiv ndodhen 32 paciente te shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Kujtojmë se, në Kosovë numri i të infektuarve nga koronavirusi ka arritur në 20./GazetaSinjali/