image Pesë raste të raportuara të dhunës në familje gjatë ditës së djeshme

Siguri

Pesë raste të raportuara të dhunës në familje gjatë ditës së djeshme

news image

Raportimi i rasteve  të dhunës në familje ditëve të fundit është më i shpeshtë. Vetëm në 24 orëshin e fundit, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në rrugën “Kadri Bistrica” të komunës së Mitrovicës, ku një mashkull ka sulmuar fizikisht gruan e tij pas një mosmarrëveshje. Personi i dyshuar është arrestuar nga Policia.

Pa raste të dhunës në familje nuk ka kaluar as komuna e Podujevës, ku një person ka kanosur përmes telefonit gruan dhe vëllaun e saj.

Një rast i dhunës në familje është raportuar se ka ndodhur edhe në rrugën “Betim Berisha” të komunës së Prizrenit. Të enjten rreth orës 01:30, një person derisa ishte nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Edhe në rrugën “Llapi” në Prishtinë ka ndodhur një rast i dhunës në familje. Një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga burri i saj, por viktima  nuk ka dashur të marrë trajtim mjekësorë.

Sinjali raportoi sot për një tentim-vetëvrasje në komunën e Lipjanit, ku një grua ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar domestos. Deri të tentimi për vetëvrasje ka ardhur pasi ishte keqtrajtuar fizikisht nga burri i saj. Rasti ka ndodhur ditën e djeshme në orët e pasdites. /Gazeta Sinjali/