Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha sot në një konferencë të jashtëzakonshme për media se në Kosovë nuk është regjistruar ende asnjë rast i koronavirusit. Ai bëri të ditur se aktualisht janë duke u testuar pesë raste të dyshuara.
“Deri tash nuk ka asnjë rast të konfirmuar të koronavirusit”, u shpreh Vitia.
Vitia shtoi se gjitha rastet e dyshuara deri më tani kanë rezultuar negative.
“Komiteti vendosi për ngritjen në nivel më të lartë të gatishmërisë për koronavirusin dhe Kryeministrit të vendit do t’i prezantohet kërkesa e Komitetit që ta ngrisë shkallën e gatishmërisë në nivel të Këshillit të Sigurisë së Kosovës”, tha ai.
Ai tha se Ministria e Shëndetësisë i ka marrë masat për t’u përballur me virusin vdekjeprurës./Gazeta Sinjali/