image Pesë persona të arrestuar në aksionin e Policisë, konfiskohen mbi 9 kg drogë

Siguri

Pesë persona të arrestuar në aksionin e Policisë, konfiskohen mbi 9 kg drogë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona, pasi që të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprave penale “‘Blerja, Posedimi, Shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia gjatë kontrollimit ka gjetur dhe konfiskuar si provë materiale:
Substancë, dyshohet të jetë marihuanë në peshë 9128.86 gram;
Njëqind e katër dhjetë (140) fara të dyshohet të jenë kanabis sativa;
Gjashtë (6) gërshërë për krasitjen e bimëve narkotike;
 Njëzetë e tetë (28) bimë narkotike kanabis sativa me gjatësi prej 110 – 223 cem;
 Katër (4) peshore për matje;
Folje e tejdukshëm për mbështjelljen e narkotikëve;
Njëmbëdhjetë (11) fishekë të kalibrave të ndryshëm;
Pajisje për ndriçim artificial të bimëve narkotike kanabis sativa;
Katër (4) vetura dhe
Katër (4) telefona celular.

Pesë të dyshuarit janë B.I., 51-vjeçar, Sh.I., 44-vjeçar, M.I., 28-vjeçar, F.M., 32-vjeçar dhe U.Q., 51-vjeçar.

Sipas policisë, kontrollet janë realizuar në fshatrat Bec dhe Brovinë dhe në qendër të Gjakovës.

VIDEO e Policisë së Kosovës nga aksioni anti-drogë

/GazetaSinjali/