image Pesë komunat me më së shumti raste aktive në Kosovë

Shëndetësi

Pesë komunat me më së shumti raste aktive në Kosovë

news image

Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, gjendja me COVID-19 është duke u qetësuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë gjithë javës, u regjistruan 127 raste të reja dhe 3 viktima, ndërsa gjatë muajve të verës shifra edhe më të larta janë shënuar vetëm gjatë 24 orëve.

Kështu ka rënë edhe numri i rasteve aktive.

Momentalisht, 439 persona janë të infektuar me COVID-19 në tërë Kosovën.

Komuna me më së shumti raste aktive është ajo e Prishtinës me 105, pastaj e dyta është ajo e Ferizajt me 38.

E treta është Prizreni. Atje janë 31 persona që janë testuar pozitiv me koronavirus. Ndërsa komuna e katërt është ajo e Gjilanit me 25 raste aktive.

Komuna e pestë është ajo e Kamenicës. Në këtë komunë janë 24 raste aktive.

Sipas raportit të fundit nga MSh, në Kosovë, për 24 orë janë shënuar 13 raste aktive dhe një rast i vdekjes./GazetaSinjali/