Blerja në internet nuk është gjithmonë e përkryer dhe e sigurt …
Gjithmonë ekzistojnë rreziqe, por ka edhe mënyra se si mund ta mbroni veten dhe paratë tuaja nga ata që thjesht kërkojnë një mënyrë për t’i rrëmbyer, andaj, këto gjashtë zakone të blerjeve online duhet të shmangen:
Para se të bëni blerje, kërkoni në internet për informacione në lidhje me faqen/ ueb-shop (siç janë komentet, përvojat e klientit, etj.). Si rregull, gjithmonë do të hasni lavdërime ose kritika, kështu që lehtë mund të shihni nëse është një shitës i besueshëm.
Është më mirë të blini vetëm nga faqet me të cilat ju ose dikush që njihni ka përvojë të mirë.
Mos harroni se ka faqe në internet që mund t’ju bllokojnë dhe të duken të ligjshme, por ato nuk janë të tilla.
Në këtë rast, kontrolloni më tej numrin e telefonit ose adresën fizike të shitësit për të siguruar që vendi i blerjes të jetë i besueshëm, transmeton KosovaPress.
Faqja e (pa) sigurt
Asnjëherë nuk duhet të përdorni një ueb-shop, URL e të cilit është http e thjeshtë. Blerja është e sigurt vetëm nëse etiketat e protokollit https janë të dukshme në shiritin e adresave.
Ndarja e shumë informacioneve
Kompanitë legjitime, të sinqerta dhe profesionale kurrë nuk do t’ju pyesin për informacionin e llogarisë tuaj ose numrin e kartës përmes postës elektronike ose në komunikim të rregullt me ju. Kjo do ta bëhet vetëm përmes një ueb-shopi që ka etiketat e protokollit https në shiritin e adresave.
Në përgjithësi, shumë informacione nuk duhet të jepen, përveç numrit të kartelës, vetëm emri, mbiemri dhe adresa janë të mjaftueshme, dhe vetëm në vendin e caktuar në ueb-faqen e kontrolluar.
Nëse nuk kërkohet në mënyrë të qartë që të vendosni një numër ose adresë telefonike gjatë procesit të blerjes online, mos i jepni këto informacione.
Përdorimi i kompjuterit të dikujt tjetër
Kompjuterët publikë, siç janë në hotele, kafene, internet apo librari, nuk janë të mirë për gjëra të ndjeshme, siç janë hyrja në llogari private, futja e fjalëkalimeve dhe numrat e kartave të kreditit.
Është e mundur që kompjuterët të kenë softuer spiunimi që regjistrojnë të dhënat tuaja (diçka e ngjashme me kompjuterin tuaj që kujton fjalëkalimet). Gjithashtu, rrjetet publike Wi-Fi nuk duhet të përdoren për blerje, pasi paraqesin rrezik serioz.
Injorimi i rregullave të privatësisë
Nëse siguroni informacionin tuaj personal, madje edhe emrin tuaj, adresën dhe numrin e telefonit, duhet të dini se si ajo faqe synon ta përdorë atë informacion. Në fund të secilës faqe të shitjeve, ekziston një lidhje ku mund të gjeni informacione rreth politikave të privatësisë.
Kushtojini vëmendje të veçantë politikave të intimitetit të llojit: “Ne rezervojmë të drejtën të ndajmë informacione në lidhje me kontaktet tuaja me partnerët tanë.” Lexoni rregullat, pa marrë parasysh sa e vështirë mund të jetë, dhe sigurohuni që të pajtoheni me gjithçka që shkruhet.