image Përzgjedhësi Reja: Nuk mund të bënim më shumë, Anglia shumë e fortë fizikisht

Futboll

Përzgjedhësi Reja: Nuk mund të bënim më shumë, Anglia shumë e fortë fizikisht

news image

Trajneri Edi Reja u shfaq i qetë pas humbjes ndaj Anglisë, teksa theksoi se vendasit bënë diferencën në aspektin fizik dhe treguan se janë vërtetë shumë të fortë, kur nisen në sulm.

“Nuk hyn fare përqendrimi, por ata hynë shumë fort në ndeshje dhe ishte shumë e vështirë. Në aspektin e gjendjes fizike, ata ishin shumë më lart dhe e kishim shumë të vështirë t’i ndalnim kur niseshin për në sulm. Ndaj një kundërshtari si Anglia ke shumë pak për të bërë, ndonëse u përpoqëm të bëjmë diçka në pjesën e dytë, por nuk kishte më kohë.

Kur luan në këto nivele dhe me kundërshtarë kaq të fortë fizikisht, bëhet shumë e vështirë për ne. Do të doja të luanim pak më lart dhe të bënim më shumë presing, por ishte shumë e vështirë, pasi ata e nisën vrullshëm. U përpoqëm t’i mbajmë larg, duke i sulmuar, por ishin në një formë mjaft të mirë dhe herët a vonë do ta bënin golin. Përtej cilësive që ne i dimë, ata ishin shumë ëmë të fortë në aspektin fizik dhe kjo e bënte të pamundur për ne që të reagonim.

Nuk mendoj se kjo humbje dëmton imazhin, pasi këtu në Londër ndodh edhe të humbësh me rezultat të thellë, duke qenë se dihet forca e kundërshtarit. Ishte e vështirë shumë nisja e ndeshjes, pasi bëmë shumë shpejt dy zëvendësime të detyruara dhe kjo na penalizoi, pasi nuk mund të bënim përmirësime. Edhe Anglia ishte e karikuar si rrallë herë, pasi e kam ndjekur edhe në ndeshje të tjera dhe nuk kanë luajtur kurrë me të tillë impenjim”, tha Reja. /Gazeta Sinjali Sporti/