image Përzgjedhësi i ri i Kosovës zbarkon në Prishtinë, afër zyrtarizimit

Futboll

Përzgjedhësi i ri i Kosovës zbarkon në Prishtinë, afër zyrtarizimit

news image

Kombëtarja e Kosovës është shumë afër të zyrtarizojë trajnerin e ri.

Pas një periudhe të gjatë pa një emër në krye të stolit, Federata e Futbollit e Kosovës mund të zyrtarizojë tashmë trajnerin e ri.

Alain Giresse është emri që ka qarkulluar nëpër media së fundmi, dhe tashmë raportohet se ai ka ateruar në aeroportin e Prishtinës.

Giresse, me një karrierë të pasur si futbollist dhe një karrierë më modeste si trajner, pritet të marrë drejtimin e Dardanëve.

69-vjeçari së fundmi ka drejtuar kombëtaren e Tunizisë, mes viteve 2018-2019. /GazetaSinjaliSporti/