image Përveç reciprocitetit të targave, Jashari kërkon edhe reciprocitet politik e ekonomik

Politikë

Përveç reciprocitetit të targave, Jashari kërkon edhe reciprocitet politik e ekonomik

news image

Kryetari i Skenderajt dhe njëherësh familjari i familjes Jashari, Bekim Jashari, ka komentuar zhvillimet e fundit që ndodhën në veri të Kosovës, pas vendimit për zbatimin e masës së reciprocitet për targat ndaj Serbisë.

Jashari tha se vendimi për reciprocitetin për targat duhet të qëndrojë dhe s’duhet të ketë kthim mbrapa.

“Reciprociteti besoj që është e drejtë elementare e një shteti sovran, e aq më shumë kur kemi të bëjmë me një shtet që ka kry krime ndaj neve shqiptarëve e popujve të tjerë në Ballkan. 20 vjet pas luftës ende s’ kanë kërku falje për krimet që i kanë bërë. Vendimi për targat duhet të qëndrojë fort e s’duhet të ketë kthim mbrapa”, tha Jashari në T7.

Ai madje tha se duhet të ketë edhe reciprocitet politik dhe ekonomik.

“Spektri politik duhet të jetë i kordonum mes veti, po ashtu edhe me spektrin diplomatik këtu në Kosovë. Duhet të ketë reciprocitet jo vetëm për targat, por duhet të ketë reciprocitet ekonomik dhe politik. Sepse është e padrejtë për neve si shtet ata me pas të drejtë gjithë ato  mallra me i fut te ne, në Kosovë, ne mos me pas të drejtë te ata”, tha Jashari./Gazeta Sinjali/