image Para avionëve serbë, në Jarinje fluturoi një helikopter i KFOR-it

Siguri

Para avionëve serbë, në Jarinje fluturoi një helikopter i KFOR-it

news image

Situata në veri vazhdon të qëndrojë e njëjtë. Atje janë ende protestuesit serbë dhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Pak më parë është raportuar se në Jarinje janë parë dy avionë nga Serbia duke iu afruar kufirit.

Për këtë ka shkruar edhe televizoni serb, RTS.

Aty është raportuar se para avionëve, në zonën e njëjtë ka fluturuar edhe një helikopter i KFOR-it.

“Dy avionë të tipit “shqiponjë” fluturuan mbi Jarinje në dy qarqe, raporton korrespondenti i RTS. Gjysmë ore para avionit, një helikopter i KFOR -it fluturoi mbi zonën ku u vendosën forcat speciale të policisë dhe u mblodhën në protestë.”, raporton kjo medie.

/GazetaSinjali/