Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas vendosjes së shtatores së humanistit, Anton Çetta, ka deklaruar se kjo shtatore na vjen në vendin e duhur, në oborrin e Universitetit të Prishtinës aty ku gërshetohen dashuria për dijen me dashurinë për njeriun.
Rama përmes një postimi në Facebook, ka thënë se humanistit Anton Çetta, po ia njohim madhështinë duke e shënuar me përurimin e shtatores së tij, përjetësinë në mesin tonë.
“Veprimtaria e tij e shenjtë na mësoi se virtyti më i lartë njerëzor është me shtri dorën e pajtimit e me falë”, ka shkruar Rama.