Personi që u gjet pa shenja jete te varrezat e qytetit të Gjilanit është një zyrtare policore, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka bërë të ditur Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit.
Hashani njoftoi se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Policia e Kosovës është njoftuar se në varrezat e qytetit në Gjilan është një person ë dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore. Personi i vdekur është zyrtare policore. Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani.