image Personi që tentoi ta pengojë protestën e gazetarëve është aktivist i LVV-së

Politikë

Personi që tentoi ta pengojë protestën e gazetarëve është aktivist i LVV-së

news image

Dy qytetarë me parulla të ndryshme kanë tentuar ta pengojnë protestën e gazetarëve sot në Prishtinë.

E njëri prej tyre tashmë është idenitifikuar, i cili është Erion Beqiraj dhe del të jetë një aktivist i partisë në pushtet.

Beqiri përmes një statusi në rrjetin social Facebook, tha se ka protestuar me parullën “GJAKOVË, KOSOVË dhe PEJË, KOSOVË” me një iks të madh mbi “ĐJAKOVICA, SRBIJAPEČ, SRBIJA”.

Por që kjo sipas tij, nuk u ka pëlqyer gazetarëve të cilët e kanë shqyer pankartën që ai mbante në dorë.

“Si duket disave nuk iu pëlqeu fjala ime e lirë dhe një gazetare ma mori parullën nga dora dhe e shqyi atë. Pra, fjala e lirë nuk po i pëlqen këtyre që po thirrin për ‘fjalë të lirë’”, ka shkruar ai në Facebook.

Beqiraj del të jetë pjesë e organizatës “Studim, Kritikë, Veprim”, që është degë në UP e partisë së Vetëvendosjes, ku nuk kanë munguar as postimet e tij në rrjetet sociale për ta mbështetur kryeministrin, Albin Kurti.

/GazetaSinjali/