Pasi që Behgjet Pacolli kishte premtuar një shpërblim ndaj atij që e ndihmon në gjetjen e të dyshuarit, Dardan Krivaqës ai ka kontaktuar me personin i cili ka ndihmuar në gjetjen dhe arrestimin e Krivaqës duke i ofruar një shpërblim të cilin ai nuk e pranoi.
Por, personi nuk deshi ta publikoj identitetin e tij duke mos pranuar shpërblimin e Pacollit ai tha për Klan Kosova tha se nuk do asgjë për këtë ndihmë sepse e ka bërë për hir të vajzës së tij dhe dhembshurisë për 18 vjeçaren.
Këtë e ka konfirmuar edhe këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli, përmes një shkrimi në Facebook. /GazetaSinjali/