image Personeli shëndetësor që mori dozën e parë në Kukës, sot merr dozën e dytë të vaksinës

Shëndetësi

Personeli shëndetësor që mori dozën e parë në Kukës, sot merr dozën e dytë të vaksinës

news image

500 punëtorët shëndetësorë kosovarë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës, janë ftuar që nga kjo e hënë të paraqiten në sallën “1 Tetori” në Prishtinë për të injektuar dozën e dytë.

Të imunizuarit me AstraZeneca do të bëhen kosovarët e parë që do të “sigurohen” me dozën e dytë.

Mjekët thonë se kjo është lehtësim për ata teksa janë falënderues si për shtetin kosovar aq edhe për atë shqiptar.

Kreu i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla ka njoftuar se vaksinimi i dytë për stafin mjekësor do fillojë nga ora 12:30, ndërsa do t`i mbrojë edhe nga versioni i ri indian i virusit.  /Gazeta Sinjali/