image Personat që u helmuan në Prizren janë nxënës, mbyllet furra ku hëngrën pica

Siguri

Personat që u helmuan në Prizren janë nxënës, mbyllet furra ku hëngrën pica

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se shtatë persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në një lokal në Prizreni. Sinjali mëson se personat që dyshohet se u helmuan janë nxënës të shkollës fillore “Fadil Hisari”.

Nxënësit janë dërguar për trajtim në spitalin e Prizrenit, ndërsa lokali është mbyllur. Ata dyshohet se kanë ngrënë pica që i kishin blerë në furrën e bukës që gjendet pranë shkollës.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se nxënësit kane pasur simptoma të helmimit, të manifestuara me vjellje, por që gjendja shëndetësore e tyre për momentin është e mirë.

Furra e bukës është mbyllur nga inspektorët sanitarë.

/GazetaSinjali/