Një burrë nga Gjakova ka raportuar në polici se persona të panjohur kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, sipas të cilit aty është vjedhur një çantë që brenda ka pasur stoli ari.
Nuk raportohet për të arrestuar.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Gazeta Sinjali/.