Një person ka raportuar në Polici se në xhaminë e lagjes së tij, disa persona të panjohuar kanë dëmtuar mikrofonin dhe kanë hapur dy arka ku besimtarët vendosin para, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e veta, rasti ka ndodhur dje në lagjen Dardania të Gjilanit, rreth orës 14:30.
Të njëjtat burime tregojnë se nuk dihet se sa ka qenë vlera e arkave, gjersa është bërë me dije se rasti është nën hetime.