Kanë kaluar më shumë se dy muaj prej kur qytetarët e vendit tonë po ballafaqohen me pandeminë COVID- 19.
Por, gjatë kësaj kohe, ata janë rrezikuar edhe nga zjarret e shumta, shumica nga to të qëllimshme.
Në qytetin e Podujevës, persona të pandërgjegjshëm kanë hapur zjarr në disa kontejnerë të mbeturinave, duke ndotur kështu ambientin, por edhe duke rrezikuar kalimtarët e rastit.
Madje ky gjest i turpshëm ka ndodhur në qendër të qytetit, pas ndërtesave shumëkatëshe të banimit./ Gazeta Sinjali/