Tashmë është raportuar se ka ndodhur edhe një shpërthim tjetër në zonën e Luhanskut.
Janë agjencitë ruse të lajmeve, të cilat kanë raportuar se në zonën e Luhanskut, e cila kontrollohet nga separatistët ka ndodhur një shpërthim i dytë.
Sipas këtyre raportimeve, shpërthimi i dytë ka ndodhur rreth 40 minuta pas shpërthimit të parë në një tubacion gazi.
Deri më tani ende nuk dihen shkaqet e këtyre shpërthimeve apo nëse ka viktima.
video reportedly from the Second explosion in #Russian backed Separatist controlled #Luhansk. Gas station being reported pic.twitter.com/YNoXm1R2bl
— Wars on the Brink (@WOTB07) February 18, 2022