image Përplasje të ashpra mes përfaqësuesve të subjekteve për korrupsionin

Kosovë

Fushatë/ Përplasje të ashpra mes përfaqësuesve të subjekteve për korrupsionin

news image

Derisa po debatohej për korrupsionin në një debat televiziv mes përfaqësuesish të partive politike, PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë shkëmbyer akuza e kundër akuza nga më të ndryshmet.

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Avni Zogiani, është përplasur ashpër me Ganimete Musliun e PDK-së për këtë temë.

Teksa Zogiani ka përmendur familjarët e Presidentit Thaçi për përfshirje në korrupsion, Musliu është kundërpërgjigjur duke thënë se Vetëvendosje, ABC të politikës vazhdon ta ketë Presidentin Thaçi.

Zogiani ka replikuar duke theksuar se është duke u folur për korrupsion dhe për aferën “Pronto”,  ku kanë qenë të përfshirë zyrtarë të PDK-së.

Zyrtarja e PDK-së ka ironizuar në këtë rast, duke thënë se derisa Vetëvendosje merret PDK-në, PDK merret me problemet e qytetarëve.

“Ju i keni humbur zgjedhjet sepse jeni demagogë e nuk keni ide si bëhet lufta kundër korrupsionit”,  ka thënë ndër të tjera Ganimete Musliu.

Para zgjedhjeve, partitë politike kanë ashpërsuar retorikën akuzuese ndaj njëra tjetrës, duke kaluar shpesh edhe në fyerje të rënda. /Gazeta Sinjali/