image Përplasje mes LDK-së dhe Nismës, ministri Krasniqi lëshon mbledhjen e Qeverisë

Politikë

Përplasje mes LDK-së dhe Nismës, ministri Krasniqi lëshon mbledhjen e Qeverisë

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, para fillimit të mbledhjes së qeverisë ka komentuar raportin e BE-së për Kosovën, njofton Gazeta Sinjali.

Hoti tha se në shumicën e fushave është bërë progres.

“Në shumicën e fushave është bërë progres në procesin e integrimeve evropiane. Atë që e shoh pozitive që komisioni evropian nxjerr në pah se Kosova vazhdon ti mbajë të plotësuar kriteret për liberalizim të vizave. Unë sot veç kam filluar takimet, sot i kam takuar të drejtësisë. Atë që do të bëjmë ne si qeveri do të përgatisim për secilën fushë plan veprimi për adresimin e çështjeve të adresuara në këtë raport”, tha ai.

Në rendin e ditës së sotme, Qeveria e Kosovës e kishte vendimin për dhënien e statusit investitor strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods Shpk”.

Mirëpo, kryeministri Hoti ka kërkuar që kjo pikë e rendit të ditës të largohet dhe të diskutohet në mbledhjen e radhës.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi e ka kundërshtuar këtë kërkesë duke thënë se gjithçka është në rregull që të votohet sot.

Por, kryeministri Avdullah Hoti, tha se nuk bëhet vonë që kjo të votohet në mbledhjen e radhës.

Pas kësaj replike, ministri Krasniqi ka lëshuar mbledhjen.

Kur atij i ka kaluar fjalën, kryeministri për të sqaruar pikën e parë të rendit të ditës rreth rregullores për Grupet e Produkteve, të cilat janë Subjekt i Mbikëqyrjes Inspektuese, tha se meqë ministri nuk është, kjo do të shtyhet për mbledhjen e radhës. /Gazeta Sinjali/