image Mediat serbe: Përplasje mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit në Gjermani

Kosovë

Raportim/ Mediat serbe: Përplasje mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit në Gjermani

news image

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, janë përplasur sipas mediave serbe në panelin e sigurisë për Ballkanin Perëndimor që është mbajtur në Munih të Gjermanisë.

Sipas mediumit serb Kurir, Vuçiq është përplasur me Kurtin, për shkak se kryeministri i Kosovës ka përmendur çështjen e mini-shengenit dhe masën e reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ju nuk mund të fyeni Serbinë, ju nuk përfaqësoni shtet,” i tha Aleksandar Vuçiq, kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.

Kurti kritikoi “mini-Shengenin” në një panel të Mynihut dhe tha se “Serbia duhet të çlirohet nga Kosova”.

Më tutje raportohet se Vuçiq ka thënë se Albin Kurti nuk përfaqëson një shtet dhe se këtë e di gjysma e botës.

 “Ju nuk e përfaqësoni shtetin. Gjysma e botës, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara nuk ju ka njohur. Nëse vazhdoni të fyeni, është në rregull. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, ju nuk do të na provokoni. Duke devijuar përpjekjet tona në lidhje me mini Schengen … Unë nuk ju kuptoj “, ka thënë Vuçiq./Gazeta Sinjali/