image Përplasja Thaçi-Haradinaj, dorëheqja dhe votat me shumicë për Kurtin e Osmanin, bilanci politik i 2019-ës

Kosovë

Përmbledhja/ Përplasja Thaçi-Haradinaj, dorëheqja dhe votat me shumicë për Kurtin e Osmanin, bilanci politik i 2019-ës

news image

Viti 2019 nuk ka qenë shumë i zakonshëm për skenën politike në vend. Opozita e derisivjetshme, ka arritur që t’i marrë shumicën e votave në zgjedhjet e 6 tetorit, pas dorëheqjes së Ramush Hradinajt nga posti i kryeministrit.

Shkarkime, shkelje ligji, përçarje, dorëheqje dhe një rezultat zgjedhjesh në fund. Ky është bilanci i vitit 2019 në skenën politike në Kosovë.

Në vijim, Gazeta Sinjali ju sjell disa nga ngjarjet më të rëndësishme politike të vitit që sapo e lam pas.

2 shkurt – Qeveria Haradinaj kishte nevojë për votat e deputetëve të PSD-së në mënyrë që ta miratonte buxhetin e shtetit në Kuvend, e rrjedhimisht edhe t’ia zgjaste jetën vetës. Për të votuar pro, PSD-ja ia vuri 5 kushte kryeministrit Ramush Haradinaj, ndër të cilat ishte edhe shkarkimi i ish-ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalos. Pikërisht mëngjesin e 2 shkurtit, Haradinaj e shkarkoi Rikalon dhe PSD-ja më pas e votoi buxhetin, duke e mbajtur në këmbë qeverinë.

Related image
Shkarkimi i Nenad Rikalos

9 prill- Dy muaj pas shkarkimit të Rikalos, Haradinaj do ta shkarkonte edhe një ministër serb të qeverisë së udhëhequr nga ai. Ish-ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq u shkarkua nga Haradinaj pasi fyu viktimat e luftës në Reçak të Shtimes, duke e quajtur këtë masakër “trillim”. Më 5 dhjetor, Gjykata Themelore e Prishtinës e dënoi Teodosijeviqin me dy vjet burgim.

Image result for Ivan Todosijevic haradinaj
Shkarkimi i Ivan Teodosijeviqit

30 prill – Në Gjermani u mbajt Samiti i Berlinit. Të ndarë e me qëndrime të kundërta nga njëri-tjetri në të morën pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj e presidenti Hashim Thaçi. Nikoqirë të samitit ishin kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Gjatë takimit ndërmjet liderëve, pjesë e së cilit ishte edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u kërkua heqja e taksës nga Kosova për produktet serbe, por Haradinaj kishte refuzuar ta pranojë një kërkesë të. Një samit tjetër si në Berlin u parapa të mbahej në Paris më vonë, por ky plan dështoi.

Related image
Samiti i Berlinit

7 maj – Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veseli u rizgjodh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Rikonfirmimi i Veselit në krye të partisë u bë në Konventën e PDK-së.

Image result for Kadri Veseli rizgjedhet kryetar i PDK-se
Rizgjedhja e Kadri Veselit në krye të PDK-së

16 maj – Pas debateve shumëorëshe, me 79 vota për dhe pa praninë e deputetëve serbë, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për gjenocidin serb të kryer në Kosovë. Ky votim do t’i hapte rrugën procedurave për krijimin e një Tribunali për krimet serbe në Kosovë, por për tërë vitin nuk u bë asgjë tjetër.

Related image
Miratimi i rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë

6 qershor – Kryeministri Ramush Haradinaj u prit në takim nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel. Pas takimit, Haradinaj kishte thënë se Kosova është e gatshme për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që përfshin njohjen e ndërsjellë në kufijtë ekzistues.

Takimi i Haradinajt me kanceralen gjermane Angela Merkel

12 qershor – Kosova shënoi 20-vjetorin e çlirimit. Në këtë ngjarje historike, mysafirë specialë ishin tre protagonistët kryesorë të lirisë së Kosovës: ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright dhe ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s, Wesley Clark. Në nderim të kontributit, në Prishtinë u zbulua busti i Albright.

Related image
Përvjetori i çlirimit, Clinton, Albright e Clark në Kosovë

27 qershor – Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli jokushtetues ekipin negociator të Kosovës për dialog me Serbinë, të votuar në Kuvendin e Kosovës. Pas vendimit të Kushtetueses, ky delegacion u shpërbë dhe aktiviteti pa rezultat pushoi. Bashkëkryesues të këtij ekipi ishin emëruar kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj. Pjesëmarrjen në këtë ekip e refuzoi LDK-ja dhe LVV-ja, të cilat kë kërkuan interpretim të ligjit.

Image result for ekipi negociator për dialog me serbine
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shuarjen e ekipit negociator

4 korrik – Në 243 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë u përurua ndërtesa e re e Ambasadës amerikane. Në ceremoni, mori pjesë edhe kongresisti Eliot Engel dhe përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës.

Image result for përurohet ambasada e shba-se
Përurimi i Ambasadës së re të SHBA-së në Kosovë

19 korrik – Ramush Haradinaj pati dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Ai deklaronte se shkaku i dorëheqjes ishte ftesa e marrë nga Gjykata Speciale si i dyshuar. Intervistimi i tij në Hagë u bë më 24 korrik, ndërkohë që ish-komandanti i UÇK-së vendosi të mbrohej në heshtje.

Image result for haradinaj jep doreheqje
Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit

3 gusht – Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me shumicë votash e rizgjedhin Isa Mustafën në krye të partisë. Në Kuvendin e VII Zgjedhor të LDK-së Mustafa mori 234 vota në garën për të parin e partisë.

Image result for isa mustafa zgjidhet kryetar
Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, rizgjedhja e Mustafës në krye të partisë

22 gusht – Pas dorëheqjes së Haradinajt, deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 89 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime, votuan për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kosovo Parlament (DW/B. Shehu)
Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës

26 gusht – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi merr vendim që 6 tetori të jetë data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Related image
Vendimi i Thaçit për datën e mbajtjes së zgjedhjeve

25 shtator – Në New York Thaçi takon presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe Zonjën e Parë, Melania Trump.

Image result for thaci takohet me trumpin
Takimi i Thaçit me Trumpin

4 tetor – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump merr vendim që ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell ta emërojë si të dërguarin e administratës së tij në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Grenell do t’i udhëheqë përpjekjet e SHBA-së për arritjen e një marrjveshjeje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Image result for grenell i derguari i trumpit per dialog me serbine
Emërimi i Richard Grenell si i dërguar special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

6 tetor – Në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në këto zgjedhje e para del Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga LDK-ja. PDK dhe AAK pësojnë humbje të thellë. Koalicioni Nisma-AKR-PD për dhjetëra vota arrijnë ta kalojnë pragun, ndërkaq PSD nuk arrin ta fitojë asnjë mandat deputeti në Kuvendin e Kosovës.

Image result for zgjedhjet lvv e para
Mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, LVV del e para

6 tetor- Kryetari dhe kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti si dhe nënkryetarja dhe kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, dalin dy politikanët më të votuar në Kosovë. Kurti arrin t’i marrë 183 952 vota, nërsa Osmani 176 016 vota.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, liderët më të votuar në zgjedhje

7 nëntor – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, merr ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale, por nuk tregon nëse është ftuar si i dyshuar apo si dëshmitar. Njoftimin e bën përmes një konference t1% jashtëzakonshme për media. Intervistimi i tij i paraparë për 4 dhjetor. u shtye dhe u bë më 10 dhjetor.

Kosovo | Kadri Veseli (Office of the President of Kosovo Assembly )
Njoftimi i Kadri Veselit se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale

15 dhjetor – Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Socialdemokrate pas dështimit në zgjedhjet e 6 tetorit. Në të njëjtën ditë, Dardan Molliqaj zgjedhet kryetar i PSD-së. Nga strukturat drejtuese të partisë largohen edhe Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Dukagjin Gorani, Aida Dërguti e Shqipe Pantina.

Image result for shpend Ahmeti dardan molliqaj

21 dhjetor – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq marrin pjesë në 3 takime të përbashkëta për realizimin e “Mini-Schengenit”, në Novi Sad, në Ohër, dhe së fundi në Durrës. Në këto samite nuk ka marrë pjesë Kosova për shkak të qëndrimeve të Serbisë dhe Vuçiqit për gjenocidin serb të kryer në Kosovë gjatë luftës. Kritikat për këto samite nuk i ka duruar kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili ka sulmuar liderët e Kosovës për mospjesmarrjen e tyre.

Image result for minishengeni
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq marrin pjesë në samitet e përbashkëta për realizimin e “Mini-Schengenit”

26 dhjetor – Deputetët e zgjedhur më 6 tetor, konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Në seancën konstituive u bë betimi i deputetëve të rinj. Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit, ndërsa Arbërie Nagavci (LVV), Kujtim Shala (LDK), Memli Krasniqi (PDK), Sllavko Simiq (Lista Serbe) dhe Fikrim Damka (komunitetet pakicë), u zgjodhën nënkryetarë të këtij organi legjislativ. /Gazeta Sinjali/

Image result for Glauk Konjufca kryetar i Kuvendit
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës., zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të rinj