image Përplaset autobusi, pesë nxënës përfundojnë në spital në Greqi

Botë

Botë/ Përplaset autobusi, pesë nxënës përfundojnë në spital në Greqi

news image

Mëngjesin e sotëm, një autobus shkolle u përplas me një makinë në Voula të Greqisë duke lënduar pesë nxënës.

Aksidenti ndodhi në mes të rrugëve Spetses dhe Krini, ku një shofere shkeli rregullat e qarkullimit rrugor.

Ajo nuk respektoi shenjën “STOP” dhe u përplas me autobusin në lëvizje.

Rastet më serioze janë të fëmijëve që kanë thyer dhëmbë, ndërsa të tjerë kanë pësuar vetëm traumë psikologjike.

Sipas mediave greke, fëmijët janë dërguar në spital ku po marrin trajtimin mjekësor.

Ende nuk është raportuar gjendja shëndetësore e shoferëve, ndërsa makinat e tyre kanë pësuar dëme materiale./Gazeta Sinjali/