Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Klinë e Ulët, në rrugën Mitrovicë – Skenderaj, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor, ndërkohë që janë shkaktuar edhe dëme të mëdha.
Dy veturat e përfshira në aksident janë përplasur me njëra tjetrën si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacion.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar, në mënyrë që të ketë siguri më të madhe në trafik.