image Përplasen dy vetura në Mitrovicë, pesë persona dërgohen në spital

Siguri

Përplasen dy vetura në Mitrovicë, pesë persona dërgohen në spital

news image

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti rrugor mes dy veturave, që ndodhi sot rreth orës 14:00, në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Kçiq të kësaj komune.

Zahiti po ashtu bëri të ditur se pesë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

“Rreth orës 14:00 ka ndodhë një aksident trafiku, në të cilën kanë qenë dy vetura të përfshira. Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha ai./Gazeta Sinjali/