Lëvizja Vetëvendosje sot do ta mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
Pas zhvillimeve të fundit në vend dhe përpjekjeve dramatike për ta formuar qeverinë e re, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, do të kërkojë këshilla nga anëtarët e partisë së tij në mbledhjen e cila do të mbahet nga ora 12:00 në hotelin “Grand”, raporton Gazeta Sinjali.
Pjesa e parë e mbledhjes do të jetë e hapur për media.
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, pritet që përmes mediave t’u drejtohet qytetarëve me një fjalim. /Gazeta Sinjali/