image Përpjekjet për armëpushim, Macron dhe Scholz thonë se kanë marrë mbështetjen e presidentit të Kinës - Sinjali

Përpjekjet për armëpushim, Macron dhe Scholz thonë se kanë marrë mbështetjen e presidentit të Kinës

news image

Presidenti francez Emmanuel Macron, ai i Kinës Xi Jinping  dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë mbajtur një takim virtual për të diskutuar mbi krizën e Ukrainës.

Macron, nëpërmjet një postimi në Twitter, tha se kanë gjetur mbështetjen e homologut kinez për veprimet e tyre në raport me përpjekjet e tyre për armpushim.

Me kancelarin gjerman diskutuam këtë mëngjes me presidentin kinez për pasojat dramatike të luftës në Ukrainë. Për një armëpushim dhe garantimin se ndihmat humanitare do të kenë qasje te njerëzit, Presidenti Xi ka dhënë mbështetjen e tij për veprimin tonë”, shkroi presidenti francez, Macron.

Ndërkohë, presidenti kinez kërkoi “përmbajtje maksimale” në lidhje me Ukrainën, duke e quajtur krizën “thellësisht shqetësuese”.

Pekini ka refuzuar të dënojë pushtimin nga partneri i tij i ngushtë Rusia dhe Xi tha se donte që “të dyja palët të ruajnë momentin e negociatave, të kapërcejnë vështirësitë dhe të vazhdojnë bisedimet për të arritur rezultate”, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.

Ne dëshirojmë të bëjmë thirrje për përmbajtje maksimale për të parandaluar një krizë humanitare në shkallë të gjerë”, tha ai.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin