image Përparim Rama tregon emrin e nënkryetarit të Prishtinës

Politikë

Përparim Rama tregon emrin e nënkryetarit të Prishtinës

news image

Kryetar i zgjedhur i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se Alban Zogaj do të jetë nënkryetar i kryeqytetit të Prishtinës.

“Është një nënkryetar që është i konfirmuar, e ai është Alban Zogaj”, ka thënë Rama.

Bëjmë të ditur se gjatë ditës së sotme është përfolur që do të jetë Blerand Stavileci, si nënkryetari i komunës së Prishtinës, por këtë gjë e ka mohuar kryetari Rama, në Kanal 10.
/GazetaSinjali/