Reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit kanë bërë që të ketë vërshime të mëdha në shumë vende të Kosovës, duke shkaktuar kështu edhe dëme të mëdha materiale, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga reshjet dhe përmbytjet janë bllokuar disa rruga dhe disa fshatra në vend.
Një banor i fshatit Lismir të Fushë Kosovës ka dërguar fotografi në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihet se uji ka bllokuar rrugët e këtij fshati, duke u pamundësuar lëvizjen banorëve.
Ai tha se për këtë problem kanë provuar që të kontaktojnë edhe me Komunën e Fushë Kosovës, por që askush nuk e ka hapur telefonin.
Të ngujuar në shtëpi, për shkak të këtyre vërshimeve, ky sinjalizues thotë se kanë mbetur tash e një orë./Gazeta Sinjali/