Një stuhi e fuqishme, me erë dhe reshje të shiut ka goditur mbrëmë Romën, duke shkaktuar probleme në disa zona.
Pjesa veriore e kryeqytetit është dhe zona më e prekur e rrebeshit, duke bërë që rrugët t’i ngjasojnë një lumi të vërtetë nga përmbytjet.
Në komunën e Castelnuovos, afër urës së Milvios, 40 fëmijë u bllokuan si pasojë e përmbytjeve. Ekipet e shpëtimit arritën fatmirësisht t’i nxirrnin të gjithë nga zona e rrezikut.
Janë rreth 50 ndërhyrje të kryera deri më tani nga zjarrfikësit për t’i bërë rrugët të sigurta dhe për të lejuar rifillimin e trafikut.